Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta dhe mesatare në zonat malore.
Në Alpe, shi i dobët i izoluar në mesditë.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri 1-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare era përkohësisht e vrullshme 10-15m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 13/22 | Diell re |
Kukës | 6/18 | Diell re |
Lezhë | 13/21 | Diell |
Dibër | 5/20 | Diell re |
Durrës | 13/25 | Diell |
Tiranë | 13/23 | Diell |
Elbasan | 12/24 | Diell re |
Berat | 8/25 | Diell |
Vlorë | 14/24 | Diell |
Korçë | 7/14 | Diell re |
Gjirokastër | 8/22 | Diell |
Sarandë | 13/23 | Diell |