Rritet çmimi i energjisë elektrike nga 1 tetori, ja sa do ta paguani faturën nëse kaloni konsumin 800 kw/h

1 Minuta Lexim

Për një konsumator familjar që gjatë tetorit do të konsumojë 850 kwh orë, fatura e energjisë elektrike që do të duhet të paguajë do të jetë 11740 lekë.

Kështu ka thënë sot një nga ekspertët në Bordin e ERE-s së mbledhur këtë të premte për të miratuar çmimin e ri të energjisë elektrike nga 1 tetori, për çdo kilovat orë mbi 800 këh/

“800 kwh do faturohej me 9.5 lekë kwh që jep një kosto 7600 lekë.

50 kwh orë mbi konsumin 800 kw/h do llogaritej me koston 42 lekë dhe jep 2100 lekë.

Plus TVSH mbi këto dy kosto, 1940 lekë, plus taksa e televizorit 100 lekë. Totali 11740 lekë”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull