Arbitrat nuk do të lejohen të flasin për mediat

1 Minuta Lexim

Arbitrat që do të vendosin drejtësi në Kupën e Botës Katar 2022 do jenë të ndaluar të bëjnë prononcim të çfarëdollojshëm për mediet.

Kështu Pierluigi Collina, president i komisionit të arbitrave të FIFA-s, bëri me dije nga Festivali Sportiv i Trentos se komunikimi i gjyqtarëve me mediat në fund të ndeshjeve është absolutisht i ndaluar.

Në Botërorin e Katarit gjyqtarët nuk do të takohen me mediat në fund të ndeshjes.

Pas pak muajsh fillon Kupa e Botës dhe tani do të më duhet të merrem me 129 zyrtarë në Katar. Një ushtri më shumë se një ekip, një detyrë ndryshe nga kur isha arbitër.

Zgjodha këtë karrierë sepse një shoku im i skuadrës e sugjeroi për mua kur luanim me ekipin e shkollës në gjimnaz.

 Ndoshta kishte diçka në ADN-në time, por unë jam një personazh hiper konkurrues dhe të qenurit arbitër më ka dhënë shumë, jo vetëm një finale të Kupës së Botës.”– tha Collina.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull