Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar Qeverinë Rama se ka dështuar në reformat e mëdha, atë të menaxhimit të energjisë elektrike dhe të ujësjellës kanalizimeve.
Sipas Metës prodhimi i KESH në periudhën më të keqe të saj arrin të mbulojë nevojat e konsumtatorit familjar.
Ish-presidenti tha se qeveria dështimet e saj po kërkon t’ia kalojë qytetarëve, duke i mbifaturuar ata.
Meta tha më tej se i bashkohet thirrjes së Konfindustrisë për të rishikuar fashën e energjisë, dhe ajo të jetë në 1200 KW në muaj.
“Prodhimi i KESH edhe në rastin më të vështirë, është i mjaftueshëm për të përballuar të gjithë konsumin e konsumit familjarë në vend.
Kosto nga KESH është mjaft e lirë, 1.5 lekë, kosto e shitjes nga FSHU është 51 lekë, 41 lekë plus TVSH.