Ishte larguar që mbrëmjen e djeshme nga shtëpia, 65-vjeçari gjendet i pajetë

0 Minuta Lexim

Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa është gjetur pa shenja jete trupi i një 65-vjeçari.

Novruz Kanani banues në Përmet ishte denoncuar si person i humbur.

Ditën e sotme, bashkëshortja e tij ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull