Zbulohet përmbajtja e dokumentit që nënshkruan Serbia me Rusinë

2 Minuta Lexim

Mediumi serb “Blic” ka publikuar përmbajtjen e supozuar të dokumentit të nënshkruar javën e kaluar në Nju Jork nga ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë, i cili shkaktoi një reagim të ashpër kundër Serbisë nga Bashkimi Evropian.

Dokumenti përmban katër faqe, ndërsa përmbajtja korrespondon fjalë për fjalë me emrin: plani i konsultimit të dy ministrive të punëve të jashtme për dy vitet e ardhshme.

Bëhet fjalë për orarin e takimeve gjatë vitit 2023 dhe 2024, dhe bie në sy se asnjë prej tyre nuk sheh delegacione nga Serbia apo Rusia në nivelin më të lartë. Dokumenti nuk përmban asnjë pikë në lidhje me situatën e sigurisë në lidhje me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

Gjithashtu nuk ka asnjë artikull apo takim lidhur me qëndrimin e qendrës së diskutueshme ruse në Nish, e cila prej vitesh është objekt i interesimit të ambasadave të huaja.

Plani i nënshkruar nga ministrat Nikola Selakoviç dhe Sergej Lavrov i referohet një marrëveshjeje nga koha e Republikës Federale të Jugosllavisë, e vitit 1996.

Sipas Blic-it mbi të njëjtën bazë, në vitet e kaluara Serbia dhe Rusia kishin planifikuar konsultime për çështje të ndryshme të marrëdhënieve dypalëshe, çështje rajonale dhe evropiane.

Është një plan bashkëpunimi dypalësh.

Më saktësisht, është një listë e takimeve dhe konsultimeve dypalëshe të planifikuara mes dy ministrive.

“Ky plan parasheh orar të takimeve, ngjarjeve, nënshkrimeve të memorandumeve, konsultimeve ndërqeveritare që nuk janë në nivelin më të lartë”, thotë burimi i “Blic” nga qarqet diplomatike.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull