Arbër Hajdari dhe partnerja e tij Vlera do t’i japin fund beqarisë. Në 1 tetor çifti do të kurorëzojë historinë e dashurisë dhe burime për Kryefjala.com kanë thënë së çifti do të bëjnë një dasmë të madhe në një ambient larg Tiranës dhe afër Elbasanit.
Në dasmën e Arbrit dhe të Vlerës do të këndojnë artistët Anxhela Peristeri, Klajdi Haruni dhe Bruno, Valbona Mema dhe Gena.
Ish opinionisti i Big Brother ka treguar se ai dhe Vlera janë prej 4 vitesh bashkë dhe që të dy kanë rënë dakort që të jetojnë në Tiranë.
Siç e dini partnerja e tij është nga Kosova.