Kryeministri, Edi Rama thotë se qeveria do të bëjë çdo përpjekje në mënyrë që çmimi i energjisë elektrike për familjarët dhe biznesin e vogël të mos rritet.
“Me rëndësi të kihet parasysh se paralelisht do bëjmë cmos që të vijojmë të mbajmë të paprekur çmimin e energjisë elektrike për familjarët dhe biznesin e vogël.
E kam thënë dhe përsëris, koha do e tregojë nëse kjo kurajo do shpërblehet me sukses, për shkak të mbajtjes nën kontroll me subvencion të diferencës, inflacioni është pak më pak i rëndë dhe i dhëmbshëm se në vendet e tjera të rajonit.
Si e keni parë kudo vendet janë futur në trajektoren e rritjes së cmimeve dhe kufizimeve Ne duam as ta rrisimi cmimin as te kemi kufizime”, deklaroi kryeministri.
Rama tha se “dimri është sfidë e madhe, por hap pas hapi do shohim si do veprojmë duke qëndruar deri në fund parimit që mos prekim cmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin”.
Nga ana tjetër, kreu i qeverisë u bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë përdorimin e energjisë.
“Do shohim dhe dinanimëk e konsumit, të kursimit më saktë dhe për këtë dua tu bëj thirrje të gjithëve që të hyjmë bashkë në mendësinë e kësaj situate për të kursyer.