Është e sigurt që shapkat do të njohin një rritje të jashtëzakonshme pas performancës së fundit të Kanye West. I pranishëm në show-n Pranverë-Verë 2023 të Burberry në Londër këtë të hënë, artisti i njohur Kanye West u fotografua i veshur me një palë shapka me gisht, të mbushura me diamante.
Zgjedhja e shapkave të mahnitshme, e cila është thjesht lëvizja më e fundit e trendit nga West, u shoqërua me një veshje lëkure dhe çorape të zeza.
Në një postim në Instagram, Ye dha edhe një këshillë për të gjithë:
“Mos më fol” – shkroi ai duke u fokusuar pikërisht te këto shapka, për të cilat, me siguri e kishte parashikuar që nuk do të kalonte pa vëmendje.