Premtimi i Berishes: Më bëni prapë kryeministër, se do e keni ujin falas

2 Minuta Lexim

Sali Berisha, zhvilloi dje një takim me përfaqësuesit e sindikatave. Aty dha disa premtime, të cilat me siguri do t’i mbajë kur të vijë në pushtet.

Berisha tha se gjatë kohës kur ai ishte në qeveri, mendonte ta jepte ujin e pijshëm falas për qytetarët, pasi Shqipëria është një vend i cili ka mjaftueshëm ujë.

Më tej ish-kryeministri tha se këtë gjë do e bëjë të mundur kur të vijë përsëri në qeveri. Ndonëse nuk do e bëjë direkt, pasi fillimisht nevojiten ujësjellëse funksionale, Berisha tha se qytetarët do e paguajne ujin me çmimin më të ulët.

“Gjatë viteve të qeverisjes një nga gjërat që mendoja gradualisht ta japim falas ishte uji. Pse kjo? Sepse ne jemi vend i bekuar me ujëra. Ne kemi shumë ujëra dhe ujëra shumë të mira.

Domethënë duhen investime, por ujërat tona mbulojnë të gjithë territorin, po marr përshembull ujërat e Tomorit mund të furnizojnë të gjithë Myzeqenë me ujëra të cilësisë më të mirë.

Ka një vend që u jep krenarisht falas dhe është Austria e jep sepse thotë ne kemi shumë ujë, dhe Austria ka ujë. Por, Shqipëria nuk ka më pak ujëra. Është një akt i papërgjegjshëm kj oqë bënë këta me dy tre fishimin.

Sigurisht dhënia e ujit falas kërkon të kesh sipërmarrje ujësjellësi funksionalë dhe unë  nuk them që do të bëhet menjëher, por çmimi i ujit do të kthehet ashtu si ka qenë dhe më ulët.

Ju siguroj që do të ketë çmim të veçantë për sipërmarjret turistike në të gjithë vendin”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull