Aksident me vdekje në Roskovec, ndërron jetë drejtuesi i motorit

1 Minuta Lexim

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një person i cili udhëtonte me motor ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes me një autobus.

Fier / Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:30, në Kurjan, Roskovec, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip “Autobus”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. C., 80 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë.

Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.

Shtetasi I. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull