“Opozita e paaftë të konkurrojë PS edhe në këto zgjedhje”. Petro Koçi mesazh Berishës: Ka marr fund koha kur vihej në pushtet me trazira

1 Minuta Lexim

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka folur për zgjedhjet lokale, ku tha se niveli i opozitës sot flet vetë për rivalitetin që pritet të ketë edhe në këto zgjedhje.

“Opozita nuk është e aftë dhe e bashkuar për të konkurruar denjësisht Partinë Socialiste në zgjedhjet që po trokasin. Objektivat e PS për fitoren e këtyre zgjedhjeve nuk vihen fare në dyshim. Opozita udhëhiqet akoma nga lidership non grata,” tha Koçi i ftuar në një emision televiziv.

Ai shtoi se ka marrë fund koha kur vihet në pushtet me përmbysje e trazira, sot çdokush që provokon prishjen e rendit publik përfundon para drejtësisë.

“Berisha ka përgjegjësi direkte në shumë ngjarje kriminale në vend. Në zgjedhjet e Libofshës, në zgjedhjet e ‘96, në 14 shtator 98, në ngjarjet e ‘97, në 21 janar etj..
Dikur shteti ka qenë i dobët. Tani çdokush që do cenoje rendin kushtetues dhe atë publik do të mbajë përgjegjësi penale,” deklaroi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull