Sali Berisha riktheu sërish sot sulmet ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim në Tiranë.
Berisha: Ka disa pasaktësi, jo të vogla. Së pari zotimi i ambasadores se zyrtarët amerkanë dhe ajo vetë nuk takohen me persona të shpallur është një deklaratë sikur ta ketë bërë Edi Rama. Sepse është gënjeshtër, dhe këtë e di cdo shqiptar. Zyrtarët të DASH takohen madje edhe me kukulla apo ithtarë të Putin, këtu e kam fjalën për Dodik. Kjo është një gjë e pavërtetë. PD mbetet e vendosur për të zhvulluar marrëdhënie shumë të mira, miqësore e të gjithanshme me SHBA.
SHBA janë aksioneri kryesor i sigurisë së botës së lirë dhe ne besoj se duhet të bëjmë cdo kontribut që ky funksion të përmbushet. Natyrisht, nuk bëhet fjalë për marrëdhënie me Soros e mafien e tij. Ka një zotim solemn ‘non grata’ do të jetë vendimi I qeverisë së PD për Soros. Në rastin konkret, ambasadorja që flet si guvernatore sic e keni parë shkon në një superharmoni me elementë të diskretituar kombëtarëisht dhe botërisht si Rama, Balla etj.
Po marr një shembull: Këtu erdhi në një udhëtim Pompeo, ishte lënduese për reputacionin e miqësisë mes dy vendeve kur atë e pritën dy mafiozë të damkosur, Taulant Bego Yaris me Alket Hysenin. Unë mendoj se zonja ka përgjegjësi. Hysenin e larguan si mafia e trojeve të sarandës. Balla ka disa mbiemra të lidhur me drogën. Edhe makina e Gurës, 300 kg drogë nxirrte në maqedoni.
Në njoftimin e tij Pompeo I vuri vizë gjërave, takova tha përfaqëesues të opozitës iraniane.
U bë e famshme ajo fraza e barit. Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve se barë do hamë dhe imperializmit amerikan nuk do i nënshtrohemi. Ajo e tha nese votoni Berishen.
I kam prish marrëdhëniet, dhe pa ndjesë publike demokratëve ajo nuk takohet me Sali Bërishën. Arroganca nuk është virtyt. Të kërkojë ndjesë, më pas të tjerat diskutohen.
Lidhur me kryetarin, s’më duket se i shërben asaj qëndrimi që mban ndaj kryetarëve. Jemi dëshmitarë se sa investoi ajo te Basha. Në kohën kur unë, deklaroja se ai ka dy dosje në shpinë, a është e vërtetë. Ku është sot ai.
Tani ka gjet, shpall një tjetër, nuk është se të gjitha këto më kanë dëmtuar. Kanë dëmtuar reputacionin e përfaqësuesit të vendit të madh, dhe nuk është interesi as i saj as i shqiptarëve, por është e trishtë të konstatosh qëndrimin e guvernatores ndaj votës. Duhet ta respektojë do s’do ky është rregulli. Të pretendohet se po respekton shtetin ligjor duke mos respektuar votën, është absurde. Pa votë s’ka shtet ligjor. Se si ka mundësi këto nuk dëmtojnë PD dhe Sali Berishën, por janë totalisht në kundërshtim me konventën e Vjenës këto ndërhyrje.