VENDIMI: Veliaj fiton betejën për Teatrin e ri Kombëtar në Gjykatën e Posaçme

1 Minuta Lexim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka fituar gjyqin në Gjykatën e Posaçme me drejtuesen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe anetaren e Keshillit Kombetar te PD, e cila mban njekohesisht edhe postin e kryetares se “gjykates se PDSH”.

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e juristes Kalaja për shpifje nga ana e kryebashkiakut të Tiranës. Sipas padisë së Kalasë, kryebashkiaku kishte shpifur ndaj saj për një dënim të ndodhur vite më parë për mashtrim.

Ky pretendim është hedhur poshtë nga gjykata, duke i gjetur te pabazuar pretendimet e ngritura nga Kalaja.

Kalaja ka bërë disa kallëzime kundër Veliajt dhe Bashkisë Tiranë në SPAK dhe Gjykatën e Posaçme kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit per ceshtjen e Teatrit Kombetar. Per nje nder kallzimet e paraqitura, Gjykata Posacme ka vendosur rrezimin e tij.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull