Forcat ruse sulmuan një kolonë që po evakuonte civilët në verilindje të Ukrainës, në rrethin Kupiansk dhe numri i të vdekurve është 20. Kjo u raportua nga guvernatori i rajonit të Kharkiv, Syniehubov.
“Sulmi ndaj njerëzve që u përpoqën të largoheshin nga zona për të shmangur bombardimin është një “mizori që nuk mund të justifikohet”, tha Syniehubov.
Mes viktimave janë rreth dhjetë fëmijë.