Korporata Elektroenergjitke Shqiptare ka siguruar energjinë për të plotësuar nevojat e vendit për muajin tetor.
Në bazë të tenderit të zhvilluar energjia është blerë për periudhën 1-31 tetor dhe ka kushtuar rreth 34 milionë euro.Sipas të dhënave në total është blerë një sasi prej 74,500 megavatorësh me një çmim mesatar prej 455.24 eurosh.
Gjatë fundjavës çmimi i energjisë në bursë është ulur dhe në oraret e pikut po shitet edhe nën 300 euro për megavat. Importi i energjisë elektrike për një muaj është realizuar për herë të parë nga
Korporata Elektroenergjitke e cila i zhvillonte procedurat e blerjes kryesisht për disa ditë ose për një javë.Sigurimi i energjisë elektrike për gjithë muajin vjen në një kohë që qeveria u tërhoq nga vendimi për futjen në fuqi të fashës prej 800 kwh. Të gjithë ata abonentë familjarë që do ta tejkalonnin këtë limit do ta paguanin energjinë me 42 lekë nga 9.5 lekë që është aktualisht.