ryeministri Edi Rama do të mbledhë në Durrës kryetarët e Bashkive dhe drejtuesit e PS në qarqe.
Mbledhja do të bëhet në datat 7-8 tetor dhe në fokus të bisedimeve do të jenë zgjedhjet lokale të vitit 2023.
Bëhet me dije se kryeministri Rama do u kërkojë llogari kryebashkiakëve pas porosive që u dha në muajin gusht në Pogradec.
Kreu i qeverisë u takua mëngjesin e djeshëm me presidentin Bajram Begaj, ku në fokus të bisedës ishin zgjedhjet e ardhshme.
Tashmë pritet që kreu i shtetit, Begaj të takohet edhe me krerët e Grupeve Parlamentare për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve lokale, 2023.