Evi Kokalari: Turp të të vijë Sali Berisha! Ju jeni të gjithë të mbaruar

1 Minuta Lexim
Aktivistja Evi Kokalari ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale teksa ‘shpërthen’ ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

“Sot ti legjimitove genjeshtren”, – shprehet ajo ndaj Berishës.

Kokalari shkruan PD nuk e ka konceptin bazë të konservatorizmit dhe sipas saj, shumë nga ne do e kishin për turp në këtë pikë, që Partia Demokratike të hiqej si konservatore.

“Ju jeni të gjithë të mbaruar”, përfundon kështu postimi i aktivistes.

Turp te te vij Sali Berisha!!

Ka nje muaj qe na ka rene goja duke te thënë qe po bëhen manipulime.

Kam tre muaj qe te thashë qe Kelliçi vodhi votat dhe përgjigja jote ishte “eh sé 11 vota janë”

Grigels Muçollari ma ka thënë copë qe keta të kryesise donin njeriun e vet si kryetar dhe me ndihmen tende ja dolen.

Sot ti legjimitove genjeshtren. E paske merituar Lulzim Bashen i dashur zoteri!!!

Dhe boll u tallët me Primaret. Ju nuk keni konceptin baze te konservatorizmin. Dhe vazhdoni me EPP. Shumë nga ne do e kishin per turp në këtë pikë që PDja te hiqej si konservatore.

Tashti beni sikur do luftoni Edi Ramën.

Ju jeni te gjithë të mbaruar!!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull