Del foto/ Ky është Nertil Buzi që u mor peng nga 7 bashkëatdhetarë që kërkonin 400 mijë pound. E torturonin dhe i dërgonin foto familjarëve

2 Minuta Lexim

Në foto është Nertil Buzi 30 vjeç, ii riu shqiptar që u mbajt 12 ditë peng nga 7 shqiptarë mes tyre një femër. Ata kërkonin 400 mijë Poubnd në këmbim të lirimit të tij.

“E torturuan për ditë me radhë dhe i bënin video e na i dërgonin ne familjarëve ku na kërcënonin se donin 400 mijë paund,”, kështu është shprehur në polici vëllai i Nertilit. Mësohet se e gjitha ka ardhur pas një prishjeje pazari për drogën.

Nertil Buzi nuk rezulton me precedentë penalë, ndërsa, personat e tjerë të arrestuar janë me precedentë penalë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një vajzë, për të cilën ende nuk dihet roli i saj.

Nertil Buzi është shpëtuar nga policia angleze, e cila u kontaktua nga homologët në Shqipëri. Deri më tani dyshohet se Buzi punonte në një shtëpi bari.

Zyra e shtypit në Metropolitan Police bëri me dije se për pengmarrjen e të riut nga Fieri, emigrant në Angli, akuzohen këta persona:

Nekid Arapi 26 vjeç, banues ne Atterbury Road, Haringey, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje të rreme, posedim me qëllim shitje lëndë narkotike kanabis dhe kërcënim për të vrarë.

Xhon Guveli 28 vjeç, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje të rreme.

Fation Arapi 27 vjeç, banues ne New Road, Peterborough, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje te rreme.

Armando Brahashaj 26 vjeç banues në Aylestone Avenue, Brent, Londër, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje te rreme.

Eduart Cepele 30 vjeç, banues në Barrington Street, Mancester, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje te rreme.

Emanuela Arapi 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Mancester akuzohet për burgosje të rreme.

Të gjashtë të arrestuarit iu komunikuan akuzat në gjykatën Willesden Magistrates.

Më 28 tetor ata do të dalin përpara gjykatës së krimeve Harrow Crown Court.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull