Sejko: Amnistia fiskale pozitive për buxhetin e shtetit, por ka si rrezik pastrimin e parave të krimit

1 Minuta Lexim

Në një konferencë për shtyp, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se amnistia fiskale ka përfitime për vendin dhe ekonominë tonë.

Sipas tij, amnistia ka impakt pozitiv dhe do të sjellë likuiditete e do të ndihmonte buxhetin e shtetit, po shtoi se ka si kosto pastrimin e parave nga kriminaliteti.

Sejko: Opinioni i BSH është thënë edhe para Kuvendit dhe konferenca për shtyp. Pavarësisht draftit, BSH e sheh amnistinë me kosto e benefite, por në funksion të formalizimit të ekonomisë, rritje e përfshirjes financiare formalizimin e ekonomisë. Amnistia ka impakt pozitiv dhe do të sjellë likuiditete e do të ndihmonte buxhetin e shtetit.

Kostot janë rreziku nga pastrimi i parave, duhet shmangur ky rrezik dhe paratë që vijnë nga kriminaliteti e korrupsioni. Kemi theksuar që Amnistia duhet bërë e studiuar që të jetë instrument që të funksionojë për përmirësim të administrimit fiskal, për të shmangur evazionin fiskal.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull