Mes akuzave dhe deklaratave të forta, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i bëri thirrje ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi që të rrisin pagat e Policisë së Shtetit.
Nga foltorja e Kuvendit, Salianji tha se janë 300 vrasje të pazbardhura ende, mes tyre krime që kanë ndodhur në mes të vendit.
“Kushdo mund të vritet, në sy të fëmijëve dhe të secilit, Këto janë ngjarjet, i ke të pazbuluara, ke 300 vrasje të pazbuluara. S’keni fuqi që t’i kapni. SPAK është i kapur. Këto kanë ndodhur para 1 muajsh. Këto nuk janë ngjarje që kalohen me statistika. Asnjë prej kriminelëve të kapur. Ke ngjarje të pazbardhura në Shkodër, apo dhe vrasja në komisariat. Fusni në polici njerëz problematik, pse ndodhin këtu? Se ju policët e ndershëm i keni lënë, s’i jepni pagë shtesë. Me 50 mijë lekë do i mbani policët? Janë të keqpaguar marrin 500 mijë lekë. Jepini dinjitet, rritini pagat.
E keni që nga korriku me dy turne, si jepni pagesat. FNSH ka 7 muaj që nuk merr pagat. Në vend që polici të kapë kriminelin, kap krimineli policin si në rastin e të shumëkërkuarit. Po të kishin kaluar në vetting këta nuk do ishin. Të ka ndodhur tani në fund edhe pasi keni ndërruar drejtorin. S’ka asnjë objektiv as ky tjetri. Po të kishin objektiva, ku që nga zv.ministër do kontrollojë policinë, nga analfabet, te të inkriminuarit, ky i ka rekordet e këqija me shifrat. Thoni e vlerësuan SHBA, se vlerësuat ju.”, tha Salianj