Tripleta e Xhixhës nuk mjafton, Laçi merr një pikë në Tiranë

1 Minuta Lexim

Tirana nuk arriti të fitonte kundër Laçit në “Selman Stërmasi”, pasi dy skuadrat ndanë nga një pikë në përfundim të një ndeshjeje të mbushur me plot 6 gola, nga 3 për skuadër. Redon Xhixha, i cili vinte pas një dopiete në derbin me Partizanin, realizoi 3 golat e bardhebluve, por kurbinasit barazuan një minutë para fundit të kohës së rregullt, për të marrë brazimin e parë seonzal.

Ishin miqtë që kaluan të parët në epërsi, me Mazrekajn në të 22’, por kundërpërgjigja e Tiranës erdhi shpejt. Xhixha shënoi kundër ish-skuadrës së tij një minutë më pas, ndërsa kaloi bardheblutë në avantazh në të 37’. Në mesin e pjesës së dytë, polaku Ariel Borysiuk barazoi rezultatin për Laçin.

Tetë minuta më pas Xhixha realizoi golin e tretë, por kur të gjithë mendonin se Tirana do të shkëputej e vetme në krye të renditjes, erdhi barazimi i Mazrekajt.

Tirana ndan tani vendin e parë me Erzenin, që barazoi pa gola me Egnatian, dhe Partizanin, që luan në Shkodër pasdite dhe ka mundësinë të rikthehet në krye.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull