Mediat greke zbardhin takimin Rama-Mitsotakis në Pragë: Nga deti, te pronat e mimoritetit

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis janë takuar gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Pragë.

Diskutimet mes tyre janë shtrirë në disa drejtime. Sipas mediave greke, Kryeministri Mitsotakis nënvizoi interesin e vazhdueshëm të Athinës për mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke në Shqipëri.

Në fokus ka qenë çështja e pronave. Kryeministri grek theksoi vendosmërinë për të mbrojtur të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Ai iu referua edhe demarkacionit të zonave detare të dy vendeve.

Për këtë ai theksoi se dërgimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, siç është rënë dakord, do të forcojë më tej marrëdhëniet e mira fqinjësore duke shfrytëzuar potencialin e tyre të plotë. Gjatë takimit, dy liderët shkëmbyen mendime edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

Mitsotakis nënvizoi mbështetjen për rrugën europiane të Shqipërisë, në përputhje me termat dhe kushtet e vendosura nga Këshilli Europian.

Ata diskutuan edhe në lidhje me efektet e krizës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor dhe nevoja për të ruajtur stabilitetin dhe për të forcuar sigurinë energjetike të rajonit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull