Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë një interviste për SKYTG 24 ka folur rreth marrëdhënieve që ka vendi jonë me SHBA, Rusinë dhe Kinën.
Teksa shpjegoi marrëdhëniet në të kaluarën Rama tha se Shqipëria mund të qëndrojë pa Rusinë pa asnjë lloj problemi dhe se nuk kemi asnjë lloj problemi për të vënë sanksione ndaj tyre.
Edi Rama: Ne nuk kemi raporte të veçanta me Rusinë se ka ndërmarrë disa veprime që kanë ndikuar te ne. Na ka bërë të jemi vendi më pro amerikan se për 50 vjet kemi qenë të bombarduar nga mëngjesi në darkë. Është arsyeja se pse nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk duam të kemi asnjë raport me Rusinë se e kemi pasur në bulevard deri në vitin 1990. Marrëdhëniet me Rusinë i kemi prishur më 1960 dhe Enver Hoxha e ka quajtur tradhëtar në atë periudhë. Ne pas 1990 nuk kemi pasur asnjë lloj prirje për tu afruar me Rusinë. Mund të qëndrojmë pa ta pa asnjë lloj problemi dhe nuk kemi asnjë lloj problemi për të vënë sanksione ndaj tyre.
Sa i përket marrëdhënieve me Kinën tha se janë normale.
Edi Rama: Me Kinën kemi marrëdhënie normale. Jemi një vend ish komunist ku kina ka një prani të vogël. Me kinën kemi pasur një martesë, kemi qenë miq dhe të afërm. Ne nuk kemi asnjë lloj alternative tjetër.