Parashikimi i motit për datën 10 tetor 2022

1 Minuta Lexim

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku gjatë paradites do të ketë dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit tonë. Ndërsa pas mesdite do të ketë shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin, ku më të theksuara parashikohet që vranësirat të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull