Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes. Shkak është bërë performanca e saj elektrizuese në hapjen kampionatit botëror të ragbit në konkurrencën e femrave, i cili po mbahet në Zelandën e Re.
Kujtojmë se Rita interpretoi në Auckland në kuadër të sfidës ndërmjet Australisë dhe Zelandës së Re. Përpos zërit që është arma e saj më e fortë nuk mbeti pas as paraqitja e saj e kuruar deri në detaj.
Ora dukej mahnitëse me një kostum dypjesësh ngjyrë të zezë, ku kishte vënë në pah barkun e saj të sheshtë. Pikërisht ky detaj i ka tërhequr vëmendjen mamasë së këngëtares, Vera Orës, e cila ka lënë komentin epik poshtë fotos së Ritës në “Instagram”.
“Qenke bërë për pite”, shkroi Vera në komentin e saj, duke marrë gjithë vëmendjen e ndjekësve të Ritës.