Armand Duka konfirmon Rejën: Është eksperti më i mirë që kam takuar

2 Minuta Lexim

Kontrata e Rejës është drejt skandencës dhe gjithë kureshtja e opinionit sportiv në Shqipëri është nëse do të ketë rinovim të saj, apo nëse drejtimin e Kombëtares do ta marrë një tjetër trajner.

I pyetur në lidhje me teknikun italian në një intervistë për “Ora Sport” në “Ora TV”, Armand Duka është shprehur se Reja është eksperti më i mirë që ka takuar dhe ka bashkëpunuar.

Gjithshtu, kreu i FSHF-së përmend faktin se pavarësisht se edicioni i Ligës së Kombëve u faturua si dështim për trajnerin e Kombëtares, kuqezinjtë kanë lënë poshtë tyre ekipe si Greqia, Suedia, Turqia apo Rumania.

“Unë dhe Reja jemi profesionistë. Ai është në kontratë dhe do përfundojë kontratën. Në përfundim të saj do të ulemi për të diskutuar për të ardhmen dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë për ekipin.

Nëse Reja do e shikojë veten të aftë dhe të mundshëm për ta ndihmuar këtë skuadër drejt objektivit, apo nëse do të mendojë për t’i hapur krahun një tjetri për ta dërguar në Euro 2024. Kam nota pozitive në të gjitha këndvështrimet.

Në marrëdhëniet njerëzore, në marrëdhënet e ekspertizës futbllistike, mendoj që eshtë një nga ekspertët më të mirë që unë kam takuar fizikisht dhe kam bashkëpunuar me të. Ka bërë punë shumë të mirë me Shqipërinë dhe realisht ne jemi rritur. Sa më lart të shkosh, aq më e vështirë është”, ka deklaruar Armand Duka.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull