Gjekmarkaj takon ambasadorin austriak: Një bashkëbisedim konstruktiv mbi sfidën e madhe të integrimit europian dhe zhvillimet në PD

2 Minuta Lexim

Agron Gjekmarkaj është takuar me ambasadorin e  Republikes Federale Austriake, Christian Steiner.

Teksa ka ndarë pamje nga takimi me ambasadorin austriak, Gjekmarkaj shkruan se ishte një bashkëbisedim konstruktiv e tejet miqësor mbi sfidën e madhe të shqiptarëve atë te integrimit europian dhe zhvillimet në Partinë Demokratike.

“Një bashkëbisedim konstruktiv e tejet miqesor mbi sfiden e madhe të shqiptarëve atë te integrimit europian si një finalizim i kahershem per kthimin e vendit tonë tek rrënjet dhe identiteti i vet historik.

Austria ka qënë gjithmonë në anen e kombit tonë. Ne i referohemi shpesh së kaluares po jo gjithmonë me të njëjten deshire. Kur kujtojmë lidhjet dhe ndihmen në shtetformimin tonë e po aq kontributin në dispilinat albanoligjike, emocionohemi me mirënjohje.

Zhvillimet në Partinë Demokratike, ishin po ashtu temë diskutimi mundesitë dhe format që duhen eksploruar për bashkimin e pjeseve të saj duke ruajtur , principet demokratike, venomet legale, vlerat dhe aleancat me botën perendimore mbi të cilat ajo është themeluar.

Nuk mund të ketë demokraci të fortë pa një opozitë të tillë. Po kaq e vura në dijeni shkelqesinë e tij për të gjitha perpjekjet që PD bën për reformat, sundimin e ligjit dhe standartet demokratike shpesh të rrezikuara”, shkruan Gjekmarkaj.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull