Ish-udhëheqësi i Malajzisë, 97-vjeçari Mahathir Mohamad, do të garojë për të hyrë në Parlament në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të vendit.
Mahathir, i cili në fillim të këtij viti u shtrua në spital për shkak të problemeve me zemrën, tha të martën se do të përfaqësojë Langkaëin, një destinacion të njohur turistik të Malajzisë.
“Për momentin, do të jem vetëm kandidat për deputet. Aleanca nuk ka vendosur nëse do të bëhem apo jo kryeministër. Nuk e kemi vendosur pasi përcaktimi i tij ka rëndësi vetëm nëse zgjedhjet fitohen”, tha Mohamad në një konferencë për shtyp.
Mahathir Mohamad ka qenë kryeministër i Malajzisë dy herë të tjera më parë. Mandati i parë i zgjati 22 vite, deri në vitin 2003. Më pas, u kthye në vitin 2018 sërish në këtë detyrë, kur ishte 92 vjeç.