Real Madridi raportohet se është i zhgënjyer me Eden Hazardin.
Sipas “El Nacional”, klubi nga kryeqyteti spanjoll është i gatshëm për të lejuar largimin e belgut në afatin kalimtar të verës së vitit të ardhshëm.
Madje, “Los Blancos” duan vetëm të “heqin qafe” Hazardin, duke e lënë që të largohet edhe si lojtar i lirë.
Presidenti i kampionëve të Spanjës dhe Evropës, Florentino Perez, thuhet se është i pakënaqur edhe gatishmërinë fizike të ish-futbollistit të Lille.
Për më tepër, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thuhet se po mendon të mos i japë më shanse Hazardit, pasi ai nuk bindi me paraqitjen e tij të fundit në Ligën e Kampionëve, kundër Shakhtar Donetskut.
Reprezentuesi belg ishte titullar, por u zëvendësua në minutën e 57-të. Real Madridi luajti baras në këtë ndeshje me rezultatin 1:1.
Kujtojmë se Eden Hazard ishte transferuar nga Chelsea në “Santiago Bernabeu” për 115 milionë euro, në verën e vitit 2019.