Berisha i irrituar: Mbrojti UÇK? Jo dhe jo, Rama i futi thikë pas shpine Kosovën!

3 Minuta Lexim

Sali Berisha është xhindosur edhe më shumë nga fjalimi i Ramës në Këshillin e Europës, sat ë gjithë konferencën e tij të së premtes ja ka kushtuar sulmit ndaj kryeministrit.

Fjalimi i gjatë i Ramës sipas Berishës e ka kthyer atë në një Llukashenko.

Berisha: Edi Rama në Strasburg, me fjalën e tij, dyfishin e kohës së lejuar, të cilën sot, mund ta mbante vetëm Lukashenko i Bjellorusisë, me këtë qëndrim grotesk, detyroi Komitetin Presidencial të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Euroëps, dhe grupin më të madh të kësaj asambleje, krahas mallkimeve, fyerjeve dhe sharjeve që lëshoi, të bojkotojnë zyrtarisht darkën, pavarësisht se ishte aty kryeministër i një vendi anëtar të Këshillit të Europës dhe NATO-s.

Ky akt nuk ka ndodhur kurrë në historinë 73-vjeçare të këtij institucioni. Por ndodhi për herë të parë me kryeministrin e të parit dhe të vetmit narko-shtet në Europë.
Shqipëria dhe asnjë vend tjetër anëtar i këtij institucioni në 73 vite jetë, nuk ka njohur kurrë një turpërim të tillë.
Edi Rama shpalli në Strasburg aktin e madh të tradhtisë kombëtare, duke shpalosur aty tezën antikombëtare të kombit kosovar. Edi Rama e la Kosovën nën pushtimin serb dhe jugosllav, por nuk foli ndonjëherë për kombin kosovar.

Beogradi promovoi me gjithë fuqinë e tij tezën e kombit kosovar dhe shqiptar. Me këtë tezë, Edi Rama jo vetëm miratoi ndarjen në dysh të kombit shqiptar, por indirekt edhe zhdukjen e kombit, pasi ai është kosovar. Kjo është thika më e rëndë që i futet kombit shqiptar. Ai futi thikën Kosovës, pasi dështoi me turp me tezën e luftës civile në Kosovë, në Strasburg i vlerësoi thjesht si një konflikt humanitar, ndërkohë që ai ishte një gjenocid me bazë racizmin e serbëve ndaj shqiptarëve. I bëj thirrje KiE të votojë Kosovën si anëtaren e saj më të re dhe të mos ndikohet nga fjalimi. Rama i futi thikën Kosovës sepse mbrojti Beogradin me retorikën e tij. së fundi, Edi Rama në Strasburg i futi thikë pas shpine Kosovës sepse zgjodhi si mbrojtje mjetin më të dëmshëm ndaj tyre, presionin politik ndaj Gjykatës së Hagës.

Berisha i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të ndalojnë fushatën politikë të Edi Ramës ndaj Gjykatës së Hagës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull