PËR TË NDALUR HEMORAGJINË E SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË

5 Minuta Lexim

Nga Xhovan SHYTI –

Braktisja e vendit, veçanërisht nga rinia dhe mosha e mesme, është kthyer në një hemoragji pa ndalim, duke sjellë shpopullimin e Shqipërisë si kur më parë.
Nga të dhenat e raportuara, aktualisht me shumë se gjysma e popullsisë së kësaj moshe e ka ndërrmarë hapin e dhimbshëm të fillimit të një jete të re në vëndet e zhvilluara perëndimore, ndërsa sondazhet tregojnë se dëshira e braktisjes vijon të jetë alternativë edhe tek pjesa dërmuese e atyre që me shpirt ndër dhembë e vijojnë jetë në Shqipërinë e pasur nga pasuritë natyrore, por të katandisur në pikë të hallit nga batërdia dhe etja për përfitim e “burrave të shtetit”, më i fundit i të cilëve ësht kryeministri në funksion Edi Rama. I cili në mungesë të mbajtjes së premtimeve elektorale 2013 për “rilindje” të vendit të djegur nga berishizmi, megjithse ka 10 vite në pushtet, e ka thelluar më tej djegien.
Duke sjellë kështu zgjerimin e kraterit të arratisjes së shqiptarëve por dhe duke bërë realitet shpopullimin që ka qenë misioni final i politikave shoviniste, që kanë synuar aneksimin e trojeve shqiptare.
Në këtë realitet të trishtuar si masë urgjente mbetet alternativa e ndalimit të braktisjes së vendit, ulja e flakëve të arratisjes së detyrueshme dhe sjellja e një alternative të re. Por si?
Në një shkrim të publikuar sot, Avokat Spartak Ngjela, pasi e vlerëson fenomenin e shpopullimit si të rrjedhur nga politikat e zymta të të tashmes dhe të ardhmes pa alternative perspektive që qeveria 10 vjeçare e Edi Ramës u sjell të rinjve; (“…Po largohen nga Shqipëria, se Shqipëria e Edi Ramës i tremb. Iu ka kallur frikën për të ardhmen, se sot, nuk jetojnë dot me të ardhurat e tyre, me paga deri në 40 mijë lekë në muaj që marrin…”, thekson Ngjela}, duke e etiketuar përmasën e largimit “një turp historik”.
Duke sugjeruar ndërkohë, si alternativë emergjente dhe detyrim ligjor për çdo Kryeministër:
“Rrogat në Shqipëri sot duhet të jenë të garantuara me forcën e ligjit: Pension jo më të ulët se 50 000 lek në muaj. Rrogë jo më të ulët se 100 000 lek në muaj. Shqipëria i ka të gjitha të ardhurat për këtë standard, por nuk ka kryeministër. Kjo është domosdoshmëri e detyrueshme për çdo kryeministër që është apo që do të vijë në Shqipëri, sepse rregullon mirëqenien e shqiptarëve dhe pompon para në treg e rrit konsumin.
Zhvillimi i tregut dhe ekonomisë është në raport të drejtë me nivelin e konsumit, sa më i madh konsumi i mallrave aq me i lartë është zhvillimi ekonomik.
Dhe prandaj: rrogat, sa më shpejt që të jetë e mundur, duhet të vijnë sot aty ku theksuam më lart!”,  sugjeron më tej Ngjela.
Për të arritur deri këtu nevojiten fonde të jashtëzakonëshme dhe duke qenë kështu pyetja që lind është: ku do ti siguroj qeveria e “rilinmdasit” këto fonde? Një pyetje logjike kjo pas të cilës gjendet dhe një përgjigje po aq logjike dhe mëse e realizueshme.
Një rishikim i të gjitha pagave me dëshirën për ti ulur deri në nivelin e kufirit që bën të mundur një jetesë normale. Duke nisur që nga vetë Kryeministri e gjithë shpura e tij e kulltofagëve.
Nga presidenti me të tijtë, nga ministrat, deputetët etj. zyrtarë të rangjeve të larta që jetojnë si në kohë bollëku masivë dhe jo si në situatë krize të pazakontë.
Duke qenë e tillë, pra krizë e pazakontë, qeveria duhet urgjentisht të anullojë shpenzimet miliardëshe në investime jo emergjente, të ngrijë miliardat që po u dhuron paligjshmërisht pronarëve të incerenatorove të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe çdo lloj investimi që stimulon korrupsionin etj.
Ka fusha të gjera nga ku mund të nxirren fondet me të cilat të realizohet propozimi i Spartak Ngjelës, që në fakt është një realitet i aplikuar edhe në shtetet e tjera perëndimore të qena në të tillë situate.
Sepse është e padrejtë që ndërsa kriza shpie në mbijetesë pjesën më madhe të taksapaguesve, një përqindje e vogël lundron në supermirëqenie dhe vijoj të shijoj lumturinë me fondet e rrjedhura prej këtyre taksapaguesve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull