SHBA po planifikon ta kthejë Ukrainën në furnizuesin kryesor të Europës me gaz

5 Minuta Lexim

Mund të duket e çuditshme por është absolutisht e vërtetë. SHBA po planifikon ta zëvendësojë Rusinë me Ukrainën si eksportuesi kryesor i gazit në Europë – por si ekzaktësisht ka menduar ajo ta bëjë këtë?

Rezervat e dyta më të mëdha të gazit në Europë janë zbuluar në Ukrainë duke bërë që vendi të  rreshtohet për të furnizuar Evropën me energji.

Ukraina është aktualisht në bisedime me kompanitë amerikane të shpimit për të sjellë burimet e saj në treg dhe për t’u kthyer në furnizuesin kryesor mes gaz të të gjithë Evropës.

Ukraina është në bisedime me naftëtarët amerikanë për të nisur shpimin dhe nxjerrjen e gazit nga rezervat e saj të mëdha dhe të pashfrytëzuara që zënë vendin e dytë në Evropë – gjë që sipas The Telegraph ka qëllim të lehtësojë krizën energjetike të rajonit deri në fund të dekadës.

Naftogaz, gjigandi shtetëror i naftës dhe gazit i Ukrainës, po përgatitet të tregtojë rezervat e tij kombëtare të gazit, të dytat për nga madhësia në Evropë pas Rusisë, drejt firmave ndërkombëtare.

Një lëvizje për të hapur rezervat mund të ndihmojë Evropën të gjejë burime të reja gazi sapo të përfundojë lufta në Ukrainë dhe të ndihmojë vendet të largohen nga importet e shtrenjta të gazit natyror të lëngshëm (LNG). Kompania ka identifikuar rezerva të mëdha gazi që presin të shfrytëzohen, duke përfshirë pellgun e Dnipro-Donets.

Myron Wasylyk, këshilltar i shefit ekzekutiv të Naftogaz, tha për Telegraph se ka zhvilluar diskutime me kompanitë amerikane rreth marrëveshjeve të përbashkëta për të filluar hapjen e rezervave.

Wasylyk tha: “Ne kemi një numër burimesh dhe rezervash gazi atje që janë në thelb të dytat më të mëdha në Evropë. Atje ka potencial eksplorimi dhe gjithashtu potencial eksporti. Ne vlerësojmë se mund të ketë deri në 40 miliardë metra kub.

“Ka shumë potencial atje, por nuk do të hyjë në rrjet deri në gjysmën e dytë të kësaj dekade… Ne kemi një sërë pellgjesh që aktualisht janë të pazhvilluara.”

Ai tha gjithashtu se shfrytëzimi i rezervave do të ndihmonte “absolutisht” në plotësimin e nevojave të ardhshme të Evropës për gaz. Evropa po përpiqet të gjejë furnizime alternative pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.

Përdorimi i rezervave në Ukrainë ka të ngjarë të varet nga drejtimi i luftës, megjithëse ushtria e saj ka rimarrë pjesë të mëdha të territorit nga forcat ruse.

Pjesa më e madhe e prodhimit dhe rezervave të gazit të Ukrainës janë në lindje të lumit Dnipro, i cili përshkon qendrën e Ukrainës dhe fatkeqësisht, shumica janë momentalisht në duart e Ushtrisë së Kuqe.

Rusia furnizonte rreth 40 % të gazit natyror të Evropës para luftës, por Kremlini i ka mbyllur furnizimet përpara atij që kërcënon të jetë një dimër i zymtë për rajonin.

Çmimet standarde evropiane të gazit janë përgjysmuar në 145 € për megavat orë që nga kulmi i tyre në gusht. Çmimet kanë rënë falë përpjekjeve të suksesshme për të ulur konsumin e energjisë në kontinent dhe pasi nivelet evropiane të depozitimit të gazit janë rritur mbi 90 %.

Shifrat nga grupi i ekspertëve Bruegel sugjerojnë se importet e gazit në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar nga Rusia janë ulur me më shumë se 80 % në javët e fundit krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë importet e LNG-së janë dyfishuar në nivelet e vitit 2021 dhe janë në rrugën e duhur për të arritur nivele rekord në vitin 2022. LNG-ja është më e kushtueshme në krahasim me gazin e lirë rus me të cilin është mësuar Evropa dhe shumica e saj po vjen nga SHBA-ja.

Analistët kanë paralajmëruar se çmimet e gazit ka të ngjarë të mbeten të larta këtë dimër, pavarësisht rënieve të fundit. A do të mund ta fitojë Ukraina këtë luftë dhe ta zëvendësojë Rusinë si eksportuesi kryesor i gazit dhe energjisë në Europë?

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull