5 vjetori i SPAK, Kasanof: Prokurorët të lejohen të shërbejnë edhe pas përfundimit të mandatit

3 Minuta Lexim

Prokuroria e Posacme SPAK, shenon diten e sotme, 5 vjet nga fillimi i funksionimit te saj.

Zëvendës ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof ka ardhur nga SHBA në 5-vjetorin e SPAK dhe pesë muaj pasi u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në këtë detyrë.

Ne fjalimin e arstit, ai theksoi se prokuroret aktuale te SPAK, duhet te lejohen te vazhdojne punen edhe pas perfundimit te mandatit.

“SPAK luan një lojë të domosdoshme në këtë luftë, rezultatet e deritanishme tregojnë se sa me përgjegjësi i merrni detyrat, nga kryeprokurori Dumani tek Prokurorët e Posaçëm. Asnjë nuk është mbi ligjin.

SPAK nuk mund t’i zgjidhë të gjiha problemet i vetëm, ndaj duhet të jenë në këtë rrugëtim edhe institucionet e tjera.

Për t’u siguruar që SPAK-u do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, ne besojmë se prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual”, tha ai.

“Dështimi për të realizuar këtë, rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme kundër krimit e korrupsionit në historinë shqiptare dhe humbjen e profesionistëve më me përvojë”.-tha zyrtari amerikan.

Sipas tij, SPAK është në prej institucioneve më të besueshme në Shqipëri, por nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e vendit, pasi lufta e korrupsionit është detyrë e të gjithëve.

“Drejtësia do të shkojë në vend. askush nuk është mbi ligjin. Përveç se jepni përgjegjësi para qytetarëve aktet tuaja duhet të rezultojnë përgjegjëse përpara drejtësisë. Këto procese, çuarja e drejtësisë përpara është thelbësore për të ndërtuar një sistem të mirë të drejtësisë. Institucionet e pavarura duhet të jenë efikase.

Pavarësia e SPAK mbetet thelbësore. SPAK është në prej institucioneve më të besueshme në Shqipëri. SPAK e Dumani nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e Shqipërisë. Edhe institucionet e tjera duhet të tregojnë kurajo dhe dinjitet. Lufta e korrupsionit është detyrë e të gjithëve”.

Prokuroret e SPAK, kane nje mandat 9 vjecar por ne ligjet aktuale nuk eshte sqaruar nese ai mund te perseritet.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull