Agron Duka: Nuk do të kandidoj më për deputet, t’iu hapim rrugën të tjerëve

4 Minuta Lexim

Kryetari i PAA, Agron Duka tha sot në një deklaratë për mediat se nuk do të kandidojë në Zgjedhjet Parlamentare të Majit 2025.

Ai theksoi se duhet t’i lihet vendi figurave të reja në politikë.

Duka: Kur kalojnë disa mandate dhe kohëra mendoj që ka njerëz të tjerë që duhet të na zëvendësojnë, duke qenë që të njëjtët njerëz vazhdojnë në Parlament me dekada, nuk i ndryshojnë ligjet, vazhdojnë t’i marrin ato katër pesë mandate, çfarëdo që të japin, nuk do të japin më shumë se këta që do vijnë. Kush do që ta marri mesazhin.

Shkon edhe për aleatin tuaj Berisha ky mesazh?

Duka: Shkon për këdo. Problemi i Berishës është tjetër, se në momentet e tanishme se aktualisht udhëheqësi i opozitës s’mund të marrë një vendim të tillë se çakordohet, kurse varka jonë është e vogël dhe besoj e marrim veten shpejt. Këtë vendim s’është se po e marr sot, por e kam thënë para një viti, pavarësisht se ju më pyetët, nuk do të kandidoj më.

Ne kemi filluar fushatën, duke qenë parti të vogla, parti alternative, këto parti nuk është se dalin në sondazhe. Shpesh thonin që nuk jeni në këto sondazhe, por sapo dolën kandidatët ne dolëm partia e tretë pas dy partive të mëdha, shpresojmë të kemi të njëjtin trend. Këto zgjedhje janë të ndryshme nga zgjedhjet vendore, por gjithsesi kanë një gjë të përbashkët, që individi ka rëndësi shumë të madhe. Nëse ne do të dimë të zgjedhim individin mirë, me integritet besoj do të kemi të njëjtin rezultat si në zgjedhjet vendore.

Ky i fundit dha mesazhin se një opozitë e ndarë, përbën dëm të madh. Ai theksoi se synimi është që partia e tij të sigurojë 40 mijë vota në të gjithë vendin.

“Synimi ynë është të kemi 40 mijë vota në të gjithë vendin. Unë besoj që kodi zgjedhor dikton për rezultat pozitiv që partitë të cilat janë për të njëjtin qëllim, në rastin konkret partitë opozitare të jenë Brenda një koalicioni.

Çdo lloj ndarje e dëmton sepse mund të ndodhë që partitë të cilat kanë dalë nga PD mund të marrin vota djathtas por nuk e konvertojnë deputet. Sepse kodi është në 12 qarqe që relativisht duhen 10 mijë vota për qark. Në këtë rast përfiton kundërshtari politik. Nëse këto vota kthehen në mandate, nuk ka dëm të madh.

Sepse një ndër to që është z.Shehaj dhe Shehu, nuk besoj kurrë se ato mund të bashkojnë votat me mazhorancën. Por duke pasur këtë lloj frike që mund të copëzohen votat dhe nuk arrijnë ti përkthejnë në mandate, dëmi është i madh. Unë mendoj se mund të ketë rezultat pozitiv, sepse partitë opozitare janë në aleancë me PD dhe duke u future në listë, shumatorja e këtyre partive mund të konvertohet në mandate deputetësh.

Nuk janë pak, sepse FRD në Durrës ka influencë në vota. Nëse numri i votave mund të jetë 2-3 mijë është numri i konsiderueshëm për të ndikuar pozitivisht për ti shtuar numrin e mandateve opozitës”, deklaroi Duka.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull