“SPAK di të ndajë thashethemin nga prova”, Dumani: Nëse kemi prova nga ‘SkyEcc’ do godasim çdo nivel politikani

1 Minuta Lexim

Në një takim informal me gazetarët, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, dha një pasqyrë të fundit të hetimeve për disa çështje të rëndësishme.

Dumani foli ndër të tjera dhe për hetimet e bëra nga komunikimet e zbardhura në platformën Sky ECC.

“Nuk është e vërtetë që nuk ka arrestime të politikanëve, pasi kemi ish-deputetin Jurgis Çyrbja të arrestuar. Ne nuk kemi në dispozicion të gjithë databazën e Sky ECC, në vazhdimësi po kërkojmë kode të tjera kur na dalin në bazë të hetimeve që kemi.

Në bazë të rezultateve të deri tanishme, nuk na ka dalë lidhja direkte. Ne si institucion jemi të vëmendshëm që të ndajmë provën nga thashethemi, duke u përpjekur që të jemi sa më objektiv. Tashmë kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, ne po presim vendimin e arsyetuar për të parë argumentet.

Ne përpiqemi që të mos kemi në dispozicion vetëm komunikimet në Sky ECC, por t’i lidhim ato edhe me prova të tjera. Ju garantoj që në momentin që konstatohet kudo person, dhe nëse kemi prova, do të marrim vendimet tona,” tha kreu i SPAK.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull