Homazhe për “21 janarin”! Familjarë të viktimave, qytetarë dhe ministra vendosin lule në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

1 Minuta Lexim

Janë zhvilluar në bluevardin “Dëshmorët e Kombit”, homazhet për 4 viktimat e 21 Janarit.

Familjarët e 4 viktimave, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, kanë vendosur karafila të kuq në vendet ku u qëlluan për vdekje.

Ata u shoqëruan nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ministra, deputetë dhe kryetarë bashkie të Partisë Socialiste.

Sot bëhen 14 vite nga vrasja e katër qytetarëve të cilët atë kohë protestonin para Kryeministrisë, më 21 Janar të 2011-ës kur Partia Socialiste ishte në opozitë, ndërsa PD-ja dhe LSI-ja qeverisnin së bashku dhe kryeministër atëherë ishte Sali Berisha.

Familjarët e 4 viktimave të 21 Janarit akoma sot presin drejtësi.

Të vetmit të dënuar për këtë krim të 13 viteve më parë janë ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi me një vit burg dhe gardisti Agim Llupo me tre vite burg.

Tashmë çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për të hetuar dhe vënë para drejtësisë autorët e një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në vendin tonë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull