Gjiknuri: Qeveria do të shtyjë vlefshmërinë e dokumenteve të skaduara vetëm për diasporën

1 Minuta Lexim

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zbulon se qeveria do të shtyjë vlefshmërinë e dokumenteve të skaduara vetëm për diasporën që do të votojë në  zgjedhjet e 11 majit.

“Votuesit në Shqipëri i kanë të gjitha mundësitë t’i rinovojnë”, ka thënë ai për Report TV.

Sa i takon bisedeve me PD-në, Gjiknuri shprehet se: “Kemi rënë dakord vetëm për 3 elementë në Kod”.

Gjiknuri tha se PS nuk do të pranojë të votojnë njerëz me dokumente të huaja që nuk kanë asnjë mjet identifikimi shqiptar.

“Kërkesa e PD, Absurde. Lë vend për alibi kur ata të humbin zgjedhjet”, tha Gjiknuri.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull