Erjon Braçe “shpërthen” kundër Ilirjan Celibashit në Parlament: Injorant, nuk i lexon shkresat. Replika me deputeten e PD: Ti moj, lexo ndonjë gjë

2 Minuta Lexim

Deputeti socialist Erion Braçe kritikoi nga Kuvendi kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin, i cili tha se nisma e tij (pr. Ligjit për Tatimet ) ndikon elektoralisht.

Ai e ka sulmuar me fjalë thyese “injorant” duke shtuar se “Duket që nuk e ka lexuar’’.

Braçe: Komisioneri i ka rekomanduar Kuvendit mos miratimin e nismës. Ajo që më bën përshtypje dhe të më vijë keq ka të bëjë me faktin që ai nuk e ka lexuar nismën.

Kërkoj nga Kuvendi që të ecë para me nismën sepse nuk ka asnjë lidhje me atë që pretendon komisioneri dhe nuk ka lidhje me asnjë injorant tjetër që nuk lexon në këtë vend, edhe në këtë sallë po të doni.

Të eci përpara dhe në qoftë se komisioneri ka ndërmend të vendosë gjobë do ta paguaj unë gjobën në emër të Kuvendit.

Spiropali: Përfundojeni fjalën zoti Braçe.

Braçe: S’kam dalë nga rendi i ditës të flas për qiellin. Dua të flas se kështu e kam.

Çupi: Bën si nevrik kot.

Braçe: Merr lexo naj gjë, ti moj ti, merr lexo naj gjë.

Nisma e propozuar nga deputeti Erion Braçe kërkon barazimin e TVSH-së 20%/në bujqësi, pasi sot një grumbullues kur blen produktin tek fermeri rimbursimin e TVSH-së e ka 0%, ndërsa kur e blen në import rimbursohen 20%. Me argumentin se ky projektligj nuk sjellë favore tatimore, Komisioni i Ekonomisë kërkoi sqarime nga KQZ se ku preket kodi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull