Zgjedhjet në Kosovë – Vetëvendosje forcë e parë, deputeti i PDK-së ngre dyshime: Paratë janë vënë në shërbim të blerjes së votës

2 Minuta Lexim

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha foli për zgjedhjet në Kosovë ku doli sërish fitues Vetëvendosja dhe Albin Kurti.

Berisha vlerëson faktin se PDK doli forcë e parë nga partitë opozitare. Më tej ngriti dyshimin se si Kurti doli i parë teksa pakënaqësia ndaj në Kosovë është në rritje.

“Jemi parti e parë në aspektin e opozitës. Por partia e parë në vota ka dalë VV. Dalin shumë tregues që e vënë në pikëpyetje këtë dalje. Nëse i referohemi pakënaqësisë në të gjithë segmentet, nga erdhi vota? Po ti referohemi mërgatës, ka rënie. Shtrohet pyetja nga erdhën vota? Po të referohemi zhvillimeve të ekonomisë, nuk ka asnjë investim, s’ka asnjë përfundim të asnjë procesi.

Nuk ka rritje page. Ngrihet pikëpyetja nëse paratë janë në shërbim të investimeve apo blerjes së votës. Duhet hetim ku ka shkuar buxheti për 15 mld për këto vite qeverise. Ngrejnë dyshimin se ka shpërdorim të buxhetit për të blerë votën. Duhen hetime. Ne kemi një Prokurori speciale”, tha ai në Studio Live në Report Tv.

Më tej, Berisha shikon mundësinë e koalicionit mes forcave opozitare.

“Me kushtetutën i pari variant është fituesi, Kurti mandatar, pastaj i jepet mundësia koalicioni fitues, varianti i fundit kur një parti e bën shumicën. PDK duhet të shoh aleancën me LDK dhe me partitë e minoriteteve”, shtoi Berisha.

Sa i përket marrëdhënieve me SHBA-në, Berisha bie dakord me Grenellin, ndërsa thotë se korrigjimi i kufijve nuk ka qenë kurrë plan i SHBA-së por i Rusisë dhe Serbisë.

“Reagimi i Grenell është i vërtetë por Kurti e përdori se ja po sulmohem në prag të zgjedhjeve.

Korrigjimet e kufijve nuk i mbështet as BE dhe SHBA. Nevojë për korrigjim mund të ketë gjithë BE. Do hynim në një lojë shumë të madhe që nuk janë të gatshëm as Be dhe SHBA. Këto kanë qenë bisedime mes Lavrov dhe Vuçiç”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull