Avokati shqiptaro-amerikan Peter Lumaj ka hedhur poshtë zërat se ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është pushuar nga puna në Departamentin amerikan të Shtetit dhe se është nën hetim.
Lajmi u përhap në median e Sali Berishës, por sipas deklaratës që Lumaj bëri në emisionin “Breaking” në Top News, Yuri Kim vijon të jetë në detyrë dhe nuk është nën hetim.
Ai tha se këto pretendime kanë dalë vetëm nga dy burime shqiptare ndërsa në SHBA as që nuk flitet për diçka të tillë.
Sipas Lumajt, tashmë në DASH po diskutohet nëse Kim do të qëndrojë apo të do largohet nga posti që ka mbajtur.
“Janë vetëm dy burime që nuk janë zyrtare që tregojnë që Yuri Kim mund të jetë nën hetim në SHBA. Kjo nuk është e vërtetë. Të dy burimet janë shqiptare. Nëse kontakton Departamentin e Shtetit, ta japin informacionin si gazetar menjëherë. Nuk ekziston hetim i fshehtë.
Yuri Kim vazhdon të jetë në pozicionin që ka dhe po diskutohet nëse do të vazhdojë të jetë në këtë pozicion. Është në seksionin për Azinë dhe Europën. Nuk ekziston hetim dhe këto janë deklarata të bëra në rrjetet sociale”, u shpreh avokat Lumaj.