Meta del sot para Gjykatës së Posaçme për konfirmimin e masës së sigurisë

1 Minuta Lexim

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta së bashku me 3 të pandehurit e tjerë, mes të cilëve ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi do të dalin sot përpara Gjykatës së Posaçme.

Meta pritet të dalë sot në gjykatë për konfirmimin e masës së sigurisë, “arrest me burg”. Përmes një njoftimi për shtyp, gjykata shprehet se seanca për verifikimin e kushteve do të nisë në orën 9:30. Më pas Meta pritet të dërgohet në qelitë e paraburgimit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull