Kryedemokrati Sali Berisha ditëve të fundit është tërhequr nga sulmet ndaj drejtësisë, mes tyre edhe SPAK-ut.
Berisha gjatë deklaratave për shtyp është shprehur se në asnjë rast opozita nuk do bashkojë me PS votat kundër dtejtësisë.
“Tani është një drejtësi tjetër e fuqishme e vendosur të hetojë krime të mëdha si kjo. Kjo parti ka platformë të qartë, nuk mund dhe nuk duhet të ketë prokurori politike.
Po kjo nuk do bëhet në asnjë rrugë tjetër përveç Komisionit të Venecias. Kurrë kjo parti nuk do bashkojë votat me Edi Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë.
Edi Rama, të garantoj se pas datës 11 maj, do të ekstradohesh në SHBA për t’u rigjykuar me McGonigalin. Ky është zotimi ynë”, shprehet Berisha.