Delina Fico përgënjeshtron dëgjesën në Kongresin amerikan: Ishte me thashethemet e Sali Berishës, ja si qëndron e vërteta

2 Minuta Lexim

Delina Fico, drejtoresha e Programeve të Shoqërisë Civile, ka reaguar pas raportimeve se në Kongresin amerikan u diskutua për Sali Berishën, ku gazetari Tyler O’Niel ka dëshmuar në Kongres se fondacionet e Shoqërisë së Hapur dhe USAID kanë mbështetur një institut që realizoi ndryshimet në drejtësi në Shqipëri.

Ai tha gjithashtu se këto ndryshime, pretendohet se çuan në burgosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, me qëllim për t’i mbyllur gojën.

“Prej vitesh Sali Berisha pretendon se East-Ëest Management Institute (EËMI) ka luajtur rol në reformën në drejtësi në Shqipëri, financuar edhe nga fondacioni Soros.

Fatkeqësisht, ky pretendim i rremë i tij u referua dje edhe në një dëgjesë në Kongresin e SHBA. E di çfarë është më e trishtuar? Në të gjitha këto vite që Sali Berisha e përsërit këtë gënjeshtër, asnjë gazetar ose media nuk ka bërë detyrën e tyre bazë: të pyesë EËMI, USAID apo dhe fondacionin Soros për këtë pretendim, si dhe të kërkojë prova për ta vërtetuar atë, si, p.sh., duke lexuar raportet mbi aktivitetin e fondet e EËMI në Shqipëri, raporte, të cilat janë publike.

Po të kishin bërë thjesht detyrën e tyre si gazetarë, para se të përhapnin më tej gënjeshtrën e Sali Berishës, këta gazetarë e këto media do të kishin konstatuar se:

Eëmi nuk ka marrë asnjë financim nga fondacioni Soros për programet në Shqipëri; (2) Eëmi dhe programet që Eëmi ka zbatuar në Shqipëri, të financuara nga usaid dhe departamenti i shtetit të SHBA, nuk kanë luajtur asnjë rol në reformën në drejtësi në Shqipëri”, shkruan ajo.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull