Turisti tenton të futet në Fontana di Trevi/ Policia e gjobit me 500 euro

1 Minuta Lexim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Romë, ku tre turistë nga Zelanda e Re janë ndaluar nga autoritetet pasi përpiqeshin të hynin me forcë në Fontana di Trevi.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës, kur ata u kapën duke tentuar të futeshin në shatërvan. Njëri prej tyre, një 30-vjeçar, arriti të ikte dhe të hidhej në shatërvan, ndërkohë që autoritetet po e largonin nga zona. Policia njoftoi se ky turist ishte padyshim nën ndikimin e alkoolit dhe për këtë arsye ai mori një gjobë prej 500 eurosh, duke u ndaluar gjithashtu që ta vizitojë më pas Fontana di Trevi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull