SPAK nuk i ktheu përgjigje për takim pune me Veliajn. Reagon bashkëshortja e djalit të Presidentit Ibrahim Rugova

1 Minuta Lexim

Blerta Kllokoqi Rugova, bashkëshortja e djalit të ish-Presidentit Ibrahim Rugova, ka bërë një postim ironik në rrjetet sociale, duke thumbuar SPAK-un me arsyen se nuk i ka kthyer përgjigje për një kërkesë për takim me kryebashkiakun Erion Veliaj në burgun e Durrësit, për të diskutuar lidhur me vendosjen e Shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë. Ajo ka kritikuar këtë institucion për mungesë transparence dhe kthim përgjigjeje.

Në postimin e saj, ajo shkruan:

“SPAK i dashur, a-SPAK e drejtë. S-paku më kthe një përgjigje. Javën e kaluar kam dërguar një kërkesë për një vizitë pune konsultative te Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në pritje të më lajmëroni paS PAK.”

https://www.instagram.com/blertakllokoqirugova/reel/DGnCdBmImBu/

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull