Siç edhe pritej dhe siç ka ndodhur tash e 34 vite, praktikisht Sali Berisha ka zbuluar talljen e radhës me demokratët, kur gjatë konferencës së sotme ai u shpreh se kalimi i pragut nuk është kusht për të qenë në listën e deputetëve.
Me këtë deklaratë të sotme Berisha tregoi edhe një herë se jo vetëm është ai që do ta mbushë listën e kandidatëve të 11 Majit me besnikët e tij, por edhe se nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për ato që vetë thotë.
Në një farë kuptimi Berisha e drejton PD sipas parimit “vetë Ali e vetë Kadi”, ndërsa të gjithë të tjerët janë në funksion të hallit të tij personal.
Pyetje: Ata kandidatë që kanë kanë qenë shumë larg kapjes së pragut të cilit do qark, a mbyllet përfundimisht mundësia për të qenë kandidat apo mund të përfitojnë nga kriteri i kryesisë se kanë kontribuar duke mbrojtur kauzën e partisë?
Sali Berisha: Sigurisht vlerësimi për atë që kanë kontribuar ekziston por vendosja apo jo në listë të hapur a në listë të mbyllur, përcaktohet nga disa kritere e jashtë ndërhyrjes së këtyre kritereve nuk do të ketë ndikime të tjera.
Pyetje: Të gjithë ata që nuk kanë arritur pragun në primare s’kualifikohen?
Sali Berisha: Ata që nuk kanë arritur pragun. Preferencën e kanë ata që e kanë arritur pragun, por pragu nuk është vendimtare për të qenë ose jo në listë. Sepse në varësi të kritereve që thashë më sipër edhe ky që është mbi prag zbret nën prag. Nuk merret dot. Sa vende që mbeten bosh nëse nuk plotësohen mbi pragun merren nën prangun