VIDEO/ “SPAK ka kryer punë me Myslimin”, Murrizi del nga Prokuroria e Posaçme: Do e merrni vesh shumë shpejt…

1 Minuta Lexim

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe duke folur për mediat, nuk ka zbuluar arsyen e paraqitjes.

Ai tha se do të merret vesh shpejt pse u paraqit, por ku gazetarët e pyetën nëse ishte thirrur për ndonjë hetim, Murrizi u shpreh duke thënë “SPAK ka kryer punë me Myslimi, bashkë me prokuroritë e Shqipërisë”.

“SPAK-u ka kryer punë me Myslimin, bashkë me të gjitha prokuroritë e Shqipërisë. Jam i pari që jam hetuar për 10 muaj rresht nga një grusht fëlliqësirash në Policinë e Shtetit.

Do ta merrni vesh më vonë. Oficeri më shoqëroi tek një prokuror, të cilin nuk e njoh, nuk ia mora kartën e identitetit, sepse nuk kisha marrë as kartën time me vete.

Unë hyra me duar në xhepa, materialet shtesë i kanë ata që hyjnë me dosje. Unë për fatin e keq mbaj mend shumë, nuk kam nevojë për letra. Isha i thirrur si një nga 3.8 milionë votuesit dhe një nga 5 milionë shqiptarët”, deklaroi Murrizi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull