Sapo doli nga shtypi libri me tregime ARGUMENTUM BACULINUM (“Argument Shkopi”) i autorit të mirënjohur FATMIR TERZIU, botuar nga Shtëpia Botuese “URA”, Prishtinë, 2025, f. 312.
Me botimin e librit “Argumentum baculinum”, kemi nderin të përcjellim për lexuesin jo vetëm një vepër të re, por edhe një libër të veçantë, ngase autori ka sjellë përmes tij jo vetëm dije, por një mënyrë të bukur, specifike dhe filozofike të të shkruarit. Prandaj, si botues, e vlerësojmë shumë që autori ka zgjedhur pikërisht Shtëpinë Botuese URA, që ky libër të shohë dritën e botimit te ne! Njëkohësisht, për autorin, shprehim falënderim dhe urime për vargëzim suksesesh letrare në të ardhmen!
FATMIR TERZIU
ARGUMENTUM BACULINUM
“Argument Shkopi”