Shënoi gol me vlerë 3 pikëshi, Marash Kumbulla përkrah yjeve të Barçës dhe Realit

1 Minuta Lexim

Marash Kumbulla ishte protagonisti kryesorë për Espanyol në sfidën ndaj Getafe.

Skuadra e mbrojtësit fitoi 1-0, falë goli të shqiptarit.

Lideri i mbrojtjes gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 39-të të takimit, duke shënuar një gol spektakolar dhe që do të kishte me pas edhe vlerën e 3 pikëshit.

Performacna e tij ishte mjaft pozitive, teksa tashmë është vlerësuar nga “Soffascore”.

Kumbulla është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 32-të të La Ligas, ku pjesë e 11-shes janë edhe Raphinha dhe Valverde.

Ndërkohë futbollisti i Kombëtares tonë është vlerësuar gjithashtu me notën 8.1.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull